LAJM I FUNDIT/ Përmet/ EMRI/ Gjendet i mbytur në “Vjosë” 65-vjeçari përmetar

Jugulajm.net
0 Min Read

Rreth orës 15:00, në shtratin e lumit Vjosa, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i mbytur shtetasi Novruz Kanani, rreth 65 vjeç, banues në Përmet.

Ditën e sotme, bashkëshortja e shtetasit Novruz Kanani, ka bërë njoftim se ky shtetas ishte larguar mbrëmjen e djeshme nga banesa.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article