Nje shtetas nga fshati Picar i Gjirokastres eshte arrestuar nga uniformat blu, pasi ne gjendje te dehur ka perplasur automjetin qe drejtonte me nje motor.
Si pasoje eshte demtuar drejtuesi i motorit i cili u dergua menjehere ne spitalin e Gjirokastres.
Njoftimi i policise:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. R., 50 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në afërsi të vendit të quajtur “Virua”, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. L., 32 vjeç, banues në Tiranë. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili po merr mjekim në spital.
Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.