Flakët e frikshme kanë përfshirë në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne disa biznese në Kamëz. Sipas informacioneve paraprake mësohet se zjarri në bllokun e dyqaneve nisi rreth orës 01:45, ku menjëherë forca të shumta të zjarrfikëseve mbërritën në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur neutralizimin e flakëve rreth orës 03:00.
Si pasojë e flakëve u bënë shkrumb e hi 5 dyqane.
Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, ndërkohë vlen të theksohet se dëmet materiale kanë qenë të mëdha.
Deri më tani nuk dihen shkaqet, priten më tepër detaje si dhe një informacion zyrtar nga autoritetet lidhur me këtë ngjarje.