Kuqezinjtë do të ndeshen në Signal Iduna Park, stadiumin e Dortmundit përballë Italisë.
Ndeshja tjetër do t’i gjejë në Hamburg më 19 Qershor. Në Volksparkstadion, kuqezinjtë do të luajnë përballë Kroacisë.
Ndeshja e fundit, do të luhet më 24 Qershor në Dusseldorf. Aty do të përballemi me Spanjën.
E sigurt është vetëm një gjë. Stadiumet gjermane do të mbushen kuqezi. Shqipëria ka fatin të luajë në një prej stadiumeve më të mëdha të turneut siç është ai i Dortmundit që ka një kapacitet prej 66 mijë vendësh.
Stadiumi i Hamburgut mban 50 mijë vetë ndërsa ai i Dusseldorf-it ka 47 mijë vende.