Vajza e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshit, Aleksia është gjithmonë aktive në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram.
E pyetur: “Se në qoftë se do kishte një herë në vit një ditë që ligji s’do të zinte, kë do vrisje?”, Aleksia ka befasuar duke u përgjigjur se do të vriste çerekun e popullsisë, duke e filluar me pedofilët dhe përdhunuesit.
“Kaq shumë keqbërës sa ka kjo botë do kisha fshirë çerekun e popullsisë. Por, padyshim do ja filloja nga përdhunuesit dhe pedofilët. Madje, ndonjëherë mendoj si është e paligjshme t’i vrasësh, se ata njerëz edhe nëse s’ta marrin jetën të lënë të jetosh i vrarë”, përgjigjet Aleksia.