Ish- Ministri i Jashtem dhe deputeti demokrat per Qarkun Gjirokaster, Prof. Dr. Tritan Shehu, permes nje postimi ne fb ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov i cili deklaroi se ‘Rusia mbështet projektin e Aleksandër Vuçiç, ‘Open Balkan’.
Ja reagimi i plote i Shehut:
Lavrov, para pak minutash zbardh ku i “fshihen kembet” Ballkanit te hapur!
Qartesisht ne Moske!
Ai deklaroi, duke u ankuar per bllokimin e hapesirave ajrore ne nje konference per shtyp, mbeshtetjen per Ballkanin e hapur.
Ai do te shkonte ne Beograd per te “bekuar” Ballkanin e hapur!
Lavrov: “Natyrisht, ata që po i tërheqin fijet në Bruksel nuk e kanë dashur këtë, nuk kanë dashur që ne t’i shprehim mbështetjen tonë për Beogradin, ndër të tjera, per projektin e Ballkanit të Hapur. Tashmë është e qartë për të gjithë se Brukseli, NATO dhe BE duan ta kthejnë Ballkanin në projektin e tyre të quajtur Ballkani i Mbyllur”.
Eshte krejt e qarte se Rusia desheron te orientoje vendet tona te Rajonit nepermjet “Jugosllavise se Re” te Vucict, qe ka nenshkruar Traktatin e Unionit EuroAsian me ate, drejt Moskes.