Gjatë ditës së sotme pothuajse i gjithë territori Shqiptar do të jetë në ndikimin e kthjellimeve, por në zonat e thella malore pritet të ketë dhe kalime të lehta vranësirash.
Ndërsa në orët vijuese sërish do të ketë rishfaqje të vranësirave të pakta në të gjithë vendin tonë, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Verilindore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 37°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.