Nje aksident i rende me pasoje vdekje sapo ka ndodhur ne afersi te Pikes Kufitare te Kakavijes, ne afersi te ures tek kryqezimi ne drejtim te fshatit Vrisera.
Nje autoveture tip Mercedez-Benz ka perplasur nje zetor.
Informacionet fillestare konfirmojne se perplasja ka qene shume e forte, pasi makina ka qene me shpejtesi, ndersa zetori pa sinjale dhe pa shenja dalluese fluoreshente.
Nga kjo perplasje ka ngelur i vdekur shoferi i zetorit Llambi Çamani, 35 vjec, banor i fshatit Kakavij, ndersa ka ngelur i lenduar edhe drejtuesi i autovetures.
Menjehere ka shkuar autoambulanca dhe PMNZSH Dropull, e cila po punon per shmangien e zetorit dhe nxjerrjen e trupit te pajete te shoferit.