Horoskopi sot.
Dashi
Dy javët e para të muajit do të jenë shumë interesante për dashurinë. Marsi dhe Jupiteri janë në shenjën tuaj, zemrat e vetmuara dhe punëtorët do të përfitojnë.
Demi
Dashuritë më të mira janë ato të sigurta, përfitoni nga Venusi që është në anën tuaj. Nga ana tjetër, Saturni po e vë në vështirësi të madhe punën tuaj profesionale.
Binjakët
Lajme të rëndësishme duke nisur nga gjysma e dytë e muajit, në sajë të hyrjes së Venusit. Këtë 1 qershor ndoshta do të ketë shumë gjëra për të bërë në punë.
Gaforrja
Çiftet që janë në lidhje prej kohësh nuk duhet të kthehen në diskutimet e së kaluarës. Fatmirësisht në punë nuk ka më hijet të telasheve të kohëve të fundit.
Luani
Ditë veçanërisht e dobishme kjo e mërkurë 1 qershor për të kuptuar se çfarë nuk shkon me dashurinë. Në punë, rikuperimi po vazhdon.
Virgjëresha
Situatë shumë intensive astrologjike për ndjenjat. Në punë, zgjedhjet tuaja janë gjithmonë fituese gjatë kësaj kohe.
Peshorja
Shumë probleme në çifte muajt e fundit, është koha për t’u rikuperuar. Në punë, ndoshta do t’ju duhet të përballeni me një situatë të re.
Akrepi
Një horoskop i të mërkurës, që ju fton të bëni durim, po shumë durim, në dashuri. Nga ana tjetër, në punë, është koha për të menduar për diçka të re dhe emocionuese.
Shigjetari
Ata që nisën një dashuri muajin e fundit, tani mund të përpiqen ta forcojnë atë. Ditë interesante për zhvillimet në aspektin profesional.
Bricjapi
Ndërsa jeni sërish të dashuruar, jeni mbushur me disa dyshime, që më mirë t’i sqaroni menjëherë dhe pa vonesë. Nëse punoni për një kompani, ka mundësi që të ketë një moment sikleti duhet kaluar.
Ujori
Qershori është muaji i tensioneve sa të çuditshme aq dhe të papritura. Ato duhet të administrohen me mençuri. Mund t’i rregulloni gjërat që nuk shkojnë mirë, por është më mirë të keni argumente për ta bërë këtë.
Peshqit
Miqësitë janë të rëndësishme, sepse mund të fshehin diçka më shumë. E gjithë periudha, në punë, karakterizohet nga mundësi të shkëlqyera.