Horoskopi sot.

Dashi

Dëshirë e madhe për të vepruar, sidomos në dashuri, por nuk dini si ta bëni këtë. Duhet të prisni deri të dielën për momente shumë emocionuese.

Demi

Mos nguroni të shprehni ndjenjat tuaja. Ndërsa nëse i keni dhënë fund një lidhjeje, mund të ndryshoni mendje. Edhe në punë do ju vijë një përgjigje e mirë.

Binjakët

Kujdes nga marrëdhëniet me Peshqit. Ndërkohë kini kujdes nga njerëzit përreth jush.

Gaforrja

Kujdes pasdite pasi mund të keni një takim që ju zbulon gjëra të reja. Nëse jeni në një situatë kritike në punë, shmangni marrjen e rreziqeve.

Luani

Tension në dashuri, ndaj mbajini larg shqetësimet e panevojshme. Shumë lajme vijnë në punë, por mbajeni situatën nën kontroll.

Virgjeresha

Ka një rikuperim të mirë në dashuri. Nëse jeni duke studiuar ose dëshironi të ndryshoni punë, këshillohet kujdes dhe qetësi.

Peshorja

Luan rol të madh dashuria deri në fund të muajit. Në punë dëshironi shumë të bëni ndryshime.

Akrepi

Ditë e mirë në dashuri falë ndikimit të Hënës, Jupiterit dhe Mërkurit. Mund të ketë disa pengesa të vogla në punë, por do i zgjidhni shumë shpejt.

Shigjetari

Korrigjime marrëdhëniesh me probleme. Shumë kanë pasur një problem nga e kaluara, ndaj kini kujdes sepse mund t’ju bëjë nervozë.

Bricjapi

Konflikt në dashuri, por vetëm në ato marrëdhënie që kanë qenë në krizë. Në punë nëse keni një biznes familjar duhet të rishikoni disa gjëra.

Ujori

E shtuna do jetë një ditë e rëndësishme për marrëdhëniet. Ndërkohë po vjen një propozim i veçantë.

Peshqit

Përfitoni nga kjo për të harruar çdo debat. Nëse duhet të përballeni me një shpenzim, mendoni si duhet ta zgjidhni.