Në një emision publik gazetari gjirokastrit Arjan Çani, ka deklaruar se shumica e njerëzve në Shqipëri janë bazikë dhe nuk informohen. “Shumica vetëm hanë, pinë, dhj*sin dhe flenë”, deklaron ai.
Pjese nga biseda e emsionit ne fjale:
Ylli Rakipi: Shpesh themi në mënyrë të shkujdesur që jemi pak popull primitiv. Jemi vërtet Arjan? Përshembull Faik bej Konica nuk ka lënë gjë pa thënë, por i rezultojnë shumë të vërteta sot.
Arjan Çani: Unë them, që me përjashtim të disa banorëve që jetojnë në qendrat e qyteteve kryesore, mund të gjesh njerëz që lexojnë pesë libra, informohen, janë të shqetësuar për botën, jo vetëm për hallet e tyre. Pjesa më e madhe, më rezulton që niveli i shoqërisë është shumë i ulët. Njerëzit, shumica e tyre, dhe kjo nuk është fyerje sepse nuk është faji i tyre, shumica janë njerëz totalisht bazikë, që ngrihen në mëngjes, kur kanë punë bëjnë një punë, hanë, pinë, dhje*in dhe flenë. As nuk informohen dhe as nuk shohin çfarë ndodh në botë. Këta janë pafund.