Një çift bashkëshortësh, të cilët administrojnë një qendër trajnimi për qen, janë shpallur në kërkim nga Policia për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”.

Një çift bashkëshortësh, të cilët administrojnë një qendër trajnimi për qen, janë shpallur në kërkim nga Policia për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës shpallën në kërkim shtetasit G. S., 40 vjeç, dhe R. S., 35 vjeçe, bashkëshortë, banues në Durrës, të cilët administrojnë një qendër trajnimi për qen, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”.
Ndaj tyre kanë kallëzuar shtetasit R. I. dhe M. D., se janë mashtruar, duke dërguar qentë e tyre për trajnim dhe nuk i kanë marrë më. Punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Sign in to your account