Gjatë paradites së sotme, moti në vendin tonë do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin.
Më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat juglindore. Ndërkohë, pasditja dhe mbrëmja do të sjellin një shtim të vranësirës në jug dhe juglindje të territorit, ndërkohë që priten shira të dobët në jug të vendit si edhe reshje të izoluara dëbore në zonat juglindore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen me 2 gradë Celcius në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.