Edhe pse nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga autoritetet shtetërore të të dyja vendeve, mediat ruse pretendojnë se nesër do të zhvillohet raundi i dytë i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës lidhur me luftën mes tyre. “Ria Novosti” mori informacion nga një diplomat ukrainas.
Bisedimet e ardhshme do të mbahen nesër në 2 mars”, thuhet në median në fjalë.
Shkencëtari bjellorus i studimeve politike Yury Voskresensky konfirmoi gjithashtu të njëjtën gjë.
“Sipas të dhënave të mia paraprake, bisedimet do të mbahen nesër”, përgjigjet Voskresensky, i cili është bashkëpunëtor i organizatorëve të bisedimeve. Ai theksoi se delegacioni i parë do të mbërrijë sonte në mbrëmje në Minsk dhe se negociatat do të zhvillohen në kufirin bjelloruso-ukrainas.