Ne Sarande eshte proceduar nje shtetas, pasi ka ofenduar dhe shtyre nje punonjes se policise.
Keshtu, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, proceduan penalisht për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një funksion publik”, shtetasin A. S., 19 vjeç, banues në Sarandë.
Procedimi penal nga tij u krye pasi ka bërë kallëzim shtetasi G. L., 22 vjeç, me detyrë punonjës policie, se 19-vjeçari e ka ofenduar me fjalë dhe e ka shtyrë me forcë gjatë ushtrimit të detyrës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.