37-vjeçari përfundon në spital, gëlltit një sasi kokaine nga frika e policisë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 37-vjeçar është ndaluar nga policia, pasi është konstatuar duke lëvizur me një automjet me xhama të zinj në aksin “Bradashesh-Elbasan”.

Pasi ka ndaluar automjetin, 37 vjeçari nuk i është bindur urdhrit për të dhënë dokumentacionin.

Shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar shtetasin në Komisariat, për verifikim. Ndërsa, gjatë veprimeve procedurale, ai ka shfaqur probleme shëndetësore, ndaj është dërguar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore.

Paraprakisht dyshohet se 37-vjeçari ka gëlltitur një sasi lënde të dyshuar narkotike. I riu, vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për rastin.

Share This Article