Natyrisht në ekrane të ndryshme. Kryeministri do të jetë i ftuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit, ndërsa ish-kryeministri në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut.
Mes aktualitetit politik një temë e rëndësishme që do të marrë vëmendje janë zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit.
Grupi i udhëhequr nga Sali Berisha ka deklaruar se do të marrin pjesë dhe do t’i fitojnë ato zgjedhje.
Rama ndërkohë është shprehur se këto zgjedhje nuk janë një betejë për jetë a vdekje, por sigurisht që PS-ja hyn në garë për t’i fituar.
Ai ka kërkuar nga të vetët për një fushatë jo agresive. Përplasja më e madhe pritet të jetë në kampin e djathtë, mes grupimit të Bashës dhe Berishës.