Kumbaro lëshon nga Gjirokastra ”perlën” e radhës: Të rinjtë largohen nga Shqipëria, vetëm për të marrë eksperiencë

Jugulajm.net
1 Min Read

Nuk kane te mbaruar ”perlat” e deputetes socialiste te Qarkut Gjirokaster dhe njekohesisht ministres se turizmit, Mirela Kumbaro.

Keshtu, diten e sotme ne nje takim te para pak minutave ne Kinoteatrin e Gjirokastres me militante dhe patronazhiste socialiste, nen degjesen e kryeministrit Rama, ajo eshte shprehur se te rinjte shqiptare largohen nga Shqiperia, per te marre eksperience ne vendet e tjera dhe rikthehen serish.

Se cilet te rinje shqiptare largohen per eksperience dhe jo nga halli, kete vetem Kumbaro e di.

Dikush duhet t’i thote Kumbaros, qe te rinjte e Shqiperise largohen per pamundesi shkollimi, ushqimi, punesimi, jetese etj.

Nuk eshte hera e pare qe Kumbaro keput ”kopaçe” te tilla.

Pak muaj me pare ajo deklaroi se, ja kemi marre te gjithe turistet Greqise dhe se ne turizem jemi kampion rajonal.

Share This Article