Ambasadat shqiptare në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë do të kufizojnë ose ndërpresin punën për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe situatës nga pandemia e koronavirusit. Lajmi është bërë i ditur, këtë të martë, nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.
“Në disa prej shteteve të përmendura më lart, kufizimet apo ndërprerja e punës vijnë edhe si shkak i vendimit të qeverive përkatëse, për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia dhe kushtet e vështira klimatike”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, ministria bën të ditur për qytetarët shqiptarë në këto shtete se në rast të emergjencave të kontaktojnë në numrat e mëposhtëm.
Stamboll: +905459461456
Ankara: +905449622617
Mynih: +4915237913997
Romë: +393420498192
Athinë: +306941658183