Një magazinë me produkte ushqimore ka shpërthyer në flakë mbrëmjen e së dielës në fshatin Barmash të Kolonjës.

Në vendin e ngjarjes janë dërguar dy mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për të ndaluar përhapjen e flakëve dhe për të mbrojtur banesat përreth.

Sipas informacionit të paraqitur, magazina është shkrumbuar plotësisht, ndërsa autoritetet ende po hetojnë për të zbuluar shkakun e këtij zjarri.