FOTO/ Makina del nga rruga, përplaset me mjetin e parkuar dhe pemën, 2 të plagosur

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë është shënuar diten e sotme, ku sipas të dhënave paraprake, një automjet ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përplasur fillimisht me një mjet të parkuar, për të përfunduar më pas i përplasur me një pemë, pranë një karburanti.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor ”Rrogozhinë-Lushnjë”, pranë rrethrrotullimit të Çermës, në afërsi të Grabianit.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, një burrë dhe një grua, të cilët udhëtonin në automjet. Gjendja e tyre raportohet e rëndë.

Njëri prej të plagosurve ka mbetur i bllokuar brenda makinës dhe për nxjerrjen e tij është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Me mjete të posaçme, zjarrfikësit kanë prerë pjesë të automjetit për të krijuar hapësirën e nevojshme dhe për të nxjerrë personin e bllokuar.

Dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës, ku po marrin ndihmën e parë mjekësore. Identitetet e tyre nuk janë bërë ende të ditura.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Share This Article