Procedohet 76-vjeçari nga Këlcyra, ishte në timon dhe përplasi 2 makina të tjera

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Përmet, në rrugën kombëtare Përmet-Këlcyrë, ku u përplasën tre automjete dhe u plagos një person.

Sipas burimeve nga Policia, mjeti i drejtuar nga shtetasi me inicialet B.M., 76 vjeç, banues në Këlcyrë ka përplasur 2 automjete të tjera.

Nga aksidenti mbeti i lënduar shtetasi 76 vjeçar si dhe u regjistruan dëme materiale.

Policia lokale nisi procedimi në gjendje të lirë për 76-vjeçarin nga Këlcyra.

Share This Article