Kreu i PD Sali Berisha ka vijuar të flasë sërish për skandalin më të madh të ditëve të fundit me kreun e SHISH, Vlora Hyseni, e cila është vendosur nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Berisha ka pasur një debat edhe me kreun e Kuvendit, Niko Peleshi, të cilit i tha se “sillet si tuhaf”.
Debati:
Sali Berisha: Lubi Balluku ka vjedhur qindra mln euro dhe ka krijuar një ushtri Agasësh, por sekreti i shtetit ka qenë në duart e Lubisë tjetër. Shefi i SHISH pajisi organizatën kriminale të Agasit me mjetet më të sofistikuara të shërbimit.
Të gjithë jeni në dosje të filmuar, Ulsi nuk je vetëm ti. Aty në atë zyrë të pajisura me mjetet më të mira të blera nga tasat e shqiptarëve, janë përdorur për luftë e ulët brenda klaneve.
Kur unë deklarova se të zëvendësuan, ti u solle ti tuhaf
Peleshi: Më merr të keqen.




