Të tjera mesazhe dashurie dalin nga dosja romancë tanimë mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit.
“Shpirt mos e përdor atë numrin tjetër sonte se çunat ia kanë çu veshin. Flej rehat. Të du!” i shkruan Vlora Hyseni Ergys Agasit. Ergysi i përgjigjet: Shpirt a ka naj rrezik për djemtë e mi sonte?
“Flej rehat zemër, krejt radarët e shtetit i mbyll për ty!” I kthen përgjigje Vlora Hyseni mesazhit që Ergys Agasi i kërkon informacion nëse ka ndonjë operacion policie për të kapur çunat e tij.
Por nga ana tjetër i sugjeron të mos e përdorë numrin tjetër se ai është në përgjim. Që është një romancë dashurie kjo është shumë e qartë, por të gjithë janë shokuar nga qëndrimet e shefes se SHISH.
Sot Vlora Hyseni do të pyetet nga prokuroret e SPAK për gjithë këto komunikime dhe ndihmën që i ka dhënë Ergys Agasit. Ndërkohë që në ballafaqimin e parë me SPAK ka deklaruar se e ka pasur Ergysin bashkëpunëtor.
Në dosjen AKSHI deri tani kjo është historia më e fortë ku pasioni, pushteti, korrupsioni e krimi bëhen bashkë.




