Një 67-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mazhar të Sevasterit, në Selenicë.
Policia bëri me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 09:40. 67-vjeçari me inicialet Xh. D., banues në fshatin Mazhar, ishte duke drejtuar një kamionçinë kur dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në përrua.
Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Në vendin e aksidentit ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.




