E ngarkuara me pune e SHBA ne Tirane, Nancy VanHorn, takohet me kreun e Prokurorise se Gjirokastres, Petrit Çano.
Takimi eshte zhvilluar sot në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ne prezence dhe te prokurorëve që ushtrojnë detyrën pranë Prokurorisë Gjirokastër.
Gjatë takimit, Drejtuesi i Prokurorisë Gjirokastër, Petrit Çano dhe prokurorët pjesëmarrës shprehën falenderim të veçantë për kontributin esencial të SHBA në kuadër të Reformës në Drejtësi, si dhe u ndalën në sfidat dhe vështirësitë, që magjistratët hasin gjatë ushtrimit të detyrës.
E ngarkuara amerikane me pune ne Shqiperi, VanHorn, shprehu vlerësimin e saj për punën e zhvilluar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, si dhe u angazhua për një bashkëpunim sa më të frytshëm në vijimësi.