EMRI/ Aksident, humb jetën shoferi 62-vjeçar, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot, ku ka humbur jetën drejtuesi i një automjeti. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor ”Fushë-Krujë–Borizanë”.

Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, mjeti që drejtohej nga 62-vjeçari Vath Leka, banues në fshatin Borizanë, ka dalë nga rruga dhe më pas ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e goditjes së fortë, 62-vjeçari, i cili udhëtonte i vetëm në automjet, ka ndërruar jetë në vend. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti fatal.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Informacion paraprak. Rreth orës 16:40, në aksin rrugor “Borizanë-Thumanë”, shtetasi V. L., rreth 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga.

Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në spital. Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”

Share This Article