EMRI/ Arrestohet i kërkuari nga SPAK për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës

Jugulajm.net
1 Min Read

Është arrestuar në Londër i shpalluri në kërkim nga SPAK dhe i dyshuar si i përfshirë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Arrestimi i Korado Gështënjës është kryer nga autoritetet britanike me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Sipas të dhënave paraprake, gjatë qëndrimit në Angli, Korado Gështënja dyshohet se përdorte një identitet të rremë, me qëllim shmangien e identifikimit dhe arrestimit nga autoritetet.

Tashmë pritet që autoritetet britanike të vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ku ai kërkohet nga SPAK në lidhje me hetimet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Share This Article