EMRAT/ Vrasja në Ksamil, pezullohen nga detyra 2 policët gjirokastritë, njëri polic i Kufirit, tjetri polic i Bashkisë

Jugulajm.net
1 Min Read

Dy punonjës policie janë pezulluar nga detyra pas vrasjes së 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil. Konkretisht bëhet fjalë për Miosid Matushaj, punonjës i strukturave të Policisë së Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër, dhe Romeo Shehu, punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër.

Sipas hetimeve, Matushaj dhe Shehu ndodheshin në lokalin “Principote” në momentin kur ka nisur konflikti që më pas përfundoi me vrasjen e turistit protugez. Dy punonjësit e policisë kishin shkuar në lokal në rolin e bodyguard-ëve, ndërkohë në detyrë duhej të garantonin sigurinë në ambientet e lokalit.

Edhe pse të pranishëm në lokalin “Principote”, ata nuk kanë ndërhyrë gjatë konfliktit për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. Veç kësaj, Matushaj dhe Shehu nuk kanë njoftuar as autoritetet e Policisë së Shtetit për vrasjen.

Për këtë arsye, ndaj tyre është marrë masa e pezullimit nga detyra.

Share This Article