LAJM I FUNDIT!!(VIDEO) Merr zjarr biznesi i prodhimit të letrës në “Virua”

Jugulajm.net
1 Min Read

Merr flake nje biznes i prodhimit te letres ne Gjitokaster, zjarrfikesit eleminojne vatren ne kohe.

Ngjarja ka ndodhur para 30 minutash në afërsi të “Viroit” ne Gjirokaster, ku zjarri kishte rënë në një ambient që përdorej për mbajtjen e kompresorëve të ajrit.

Menjehere shërbimet zjarrfikëse ndërhynë duke neutralizuar flaket pa marrë përmasa dhe shmangur përhapjen në ambientet e tjera të biznesit.

Nga zjarri pati vetëm dëme të vogla materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Shkaqet e rënies së zjarrit po hetohen nga organet kompetente.

Share This Article