EMRAT/ Aksidenti, çifti që humbi jetën ishte martuar pak ditë më parë

Jugulajm.net
1 Min Read

Zbardhen detaje të tjera nga aksidenti tragjik i ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në rrugën dytësore në Manzë te Durresit ku humbën jetën tre të rinj dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Drejtuesi i automjetit, Kleo Vrioni dhe italiania Sara Brugentelli kishin kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë, të dielën që shkoi.

Mbrëmjen e kaluar, çifti, së bashku me tre personat e tjerë që ndodheshin në makinë, kishin qenë në një lokal nate në zonën e Maminasit. Pas largimit nga lokali, ata janë nisur në drejtim të banesës së tyre në Katund të Ri.

Pak më vonë, në rrugën dytësore në Manzë, automjeti ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me një bordurë betoni. Përplasja rezultoi fatale për drejtuesin e mjetit, Kleo Vrionin, si dhe dy pasagjerë të tjerë.

Dy personat e tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa 16-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit tragjik.

Viktimat e aksidentit tragjik

Kleo Vrioni – 25 vjeç

Sara Brugentelli – 26 vjeç

Alvi Muhaxhiri – 15 vjeç

Të plagosur rëndë

Rejsi Vrijoni – 25 vjeç

Klevis Dervishi – 16 vjeç.

Share This Article