Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, në zonën e njohur si “Fabrika e Birrës”.
Policia njofton se një automjet tip “Audi” me drejtues një 23-vjeçar ka përplasur një grua, të identifikuar si D. P., rreth 55 vjeçe, e cila si pasojë e përplasjes humbur jetën.
“Rreth orës 18:30, në Misto Mame, shtetasi O. V., rreth 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen D. P., rreth 55 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, shtetasja D. P., ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve të përplasjes.




