Vrasja në Ksamil, reagon Berisha: Akt makabër, erdhi me pushime dhe kthehet me ark*vol

Jugulajm.net
1 Min Read

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me krimin e rëndë të Ksamil, ku një 20-vjeçar portugez u vra me thikë në shezllonet e një biznesi privat ku kishte shkuar me pushime.

‘Miq, i riu portugez 20 vjeçari Luis Miguel Varela Mendes erdhi në Ksamil për pushime dhe kthehet në shtëpinë e tij në arkivol! Akt makabër!’, shkruan Berisha në Facebook.

Gjithashtu Berisha shprehu ngushëllimet më të ndjera familjes së viktimave dhe kërkoi ndëshkim maksimal për vrasësin.

Postimi i plotë:

Vrasja e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil, akt makabër!

Miq, i riu portugez 20 vjeçari Luis Miguel Varela Mendes erdhi në Ksamil për pushime dhe kthehet në shtëpinë e tij në arkivol! Akt makabër!

Ngushëllimet më të ndjera familjes së viktimës, ndëshikimin më maksimal vrasësit dhe ndihmësve të tij!

Share This Article