Një 20-vjeçar është gjetur i vrarë mëngjesin e sotëm, ndërsa policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon për kapjen e tij.
Ngjarja është konstatuar rreth orës 05:15, kur në shezlongët e plazhit, përpara një lokali në Ksamil, është gjetur pa shenja jete shtetasi francez M. M., rreth 20 vjeç.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, i riu dyshohet se është goditur për vdekje me mjet prerës, thikë.
Njoftimi i policisë:
Ksamil/Informacion paraprak
Rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil, është gjetur pa shenja jete shtetasi francez M. M., rreth 20 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me mjet prerës (thikë).
Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 20-vjeçari është goditur me mjet prerës nga shtetasi S. V., 29 vjeç, banues në Has, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Ndërkohë, Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.




