Futboll/ Hidhet shorti, ja kalendari i ”Luftëtarit” për 11 javët e para të Kampionatit…

Jugulajm.net
3 Min Read

Ekipi gjirokastrit i ”Luftëtarit” tashmë ka mësuar rrugëtimin që do të ndjekë në 11 javët e para të kampionatit të Kategorisë së Dytë të futbollit për sezonin 2026-2027.

Shorti i hedhur në “Shtëpinë e Futbollit” ka përcaktuar një kalendar me sfida interesante për skuadrën e Luftëtarit e cila do ta nis sezonin në transfertë.

Në javën e parë Luftëtari do të udhëtoj për tu përballur me Devollin,në një transfertë që do të jetë edhe testi i parë zyrtar për skuadrën në edicionin e ri.

Pas kësaj ndeshje gjirokastritët do të kenë një javë pushim përpara se të rikthehen në fushë për një sfidë në shtëpi.

Java e tretë do ta gjejë Luftëtarin përballë Maliqit ndërsa një javë më pas skuadra do të udhëtojë në Berat për t’u përballur me Tomorin.

Në javën e pestë Luftëtari do të rikthehet në shtëpi për duelin ndaj Këlcyrës një ndeshje që pritet të ketë interes të veçantë për tifozët gjirokastritë.

Një nga transfertat më interesante të kësaj pjese të sezonit do të jetë ajo ndaj Butrintit në javën e gjashtë,ndërsa java e shtatë rezervon një përballje të veçantë në Gjirokastër me Luftëtarin që do të pres Memaliajn.

Rrugëtimi vijon me një tjetër transfertë këtë herë ndaj Delvinës ndërsa në javën e nëntë Luftëtari do të rikthehet në shtëpi për të pritur Bylis B.

Dy javët e fundit të kësaj faze do të jenë gjithashtu sfiduese ku në javën e dhjetë gjirokastritët do të përballen në transfertë me Apoloninë ndërsa faza e parë do të mbyllet në Gjirokastër me ndeshjen ndaj Albpetrolit.

Kështu Luftëtari do ta nis kampionatin me një transfertë dhe do ta mbyllë këtë pjesë të parë të sezonit në shtëpi.

Një rrugëtim që rezervon transferta të vështira përballje të forta dhe ndeshje me rivalitet të veçantë ku çdo pikë do të ketë rëndësi në garën për objektivat e sezonit.

Kampionati i Kategorisë së Dytë për sezonin 2026-2027 do të nis më 12 shtator ndërsa Luftëtari tashmë ka nisur të përgatitet për sfidën e parë zyrtare ndaj Devollit.Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Java Delvina Butrinti Bylis B Kelcyra Apolonia Tomori Albpetrol Maliqi Devolli AF Luftetari Java 2 Memaliaj Delvina Maliqi Devolli omori- Albpetrol Kelcyra- -Apolonia Butrinti Bylis B Java Bylis Memaliaj Apolonia Butrinti Albpetrol Kelcyra Devolli Tomori AF Luftetari Maliqi Java Memaliaj Apolonia Delvina -Bylis Tomori AF Luftetari Kelcyra Devolli Butrinti Albpetrol Java Apolonia Delvina Albpetrol Memaliaj Devolli Butrinti AF Luftetari Kelcyra Maliqi Tomori Java6 Memaliaj Devolli Delvina Albpetrol Bylis B Apolonia Kelcyra Maliqi Butrinti -AF Luftetari Java Albpetrol Bylis B Devolli Delvina AF Luftetari Memaliaj Maliqi- Butrinti"Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Java 8 Memaliaj- Maliqi Delvina -AF Luftetari Bylis . Devolli Apolonia Albpetrol Butrinti Tomori Java 9 Devolli- Apolonia AF Luftetari- Bylis B Maliqi- Delvina Tomori- Memaliaj Kelcyra - Butrinti Java 10 Memaliaj- Kelcyra Delvina Tomori Bylis B Maliqi Apolonia- AF Luftetari Albpetrol- Devolli Java 11 AF Luftetari- Albpetrol Maliqi Maliqi-Apolonia Apolonia Tomori- Bylis B Kelcyra- Delvina Butrinti Memaliaj"

 

Share This Article