Gjykata liron ish-shefi i Komisariatit të Sarandës, u arrestua për favorizimin e ndërtimeve pa leje

Jugulajm.net
1 Min Read

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-shefin e Komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllari, i cili u arrestua në maj të këtij viti si i dyshuar për favorizimin e ndërtimeve pa leje. Ai është lënë në masën detyrim paraqitje duke u liruar kështu nga qelia.

Bashllari u arrestua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën në lidhje me kontrollet dhe procedimet për ndërtimet pa leje në zonat e Sarandës dhe Ksamilit.

Me vendimin e Apelit, ish-drejtuesi i policisë do të hetohet në gjendje të lirë, ndërsa procedimi penal ndaj tij vijon.

Share This Article