Një 53-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër.
Bëhet me dije se është gjetur i pajetë në një objekt shtetasi E. Xh., 53 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
“Më datë 15.02.2023, rreth orës 17:00, njoftohemi se në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, në një objekt të pabanuar, është gjetur i pajetë shtetasi E. Xh., 53 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune”njofton policia.