Mbytet 32-vjeçari, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën, pasi është mbytur në ujë. Ngjarja ka ndodhur në liqenin e Pogradecit.

Sipas të dhënave paraprake, 32-vjeçari ndodhej në një varkë rreth 150 metra larg bregut të liqenit, teksa po kalonte kohë në ujë.

Në rrethana ende të paqarta, ai është hedhur nga varka në liqen për t’u larë, por pak çaste më pas ka pasur probleme dhe është mbytur.

Menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar shërbimet e emergjencës, ndërsa vijojnë kërkimet për nxjerrjen e trupit nga ujërat e liqenit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sipas raportimeve, kanë qenë tre persona me varkë pedalinë dhe duke luajtur me njëri-tjetrin, 32-vjeçari ka rënë në ujë. Nga trembja dhe fakti që nuk dinte të notonte mirë, është mbytur. Shokët nuk kanë mundur t’i japin ndihmën e parë.

Share This Article