Himarë, Kryebashkiaku Tavo ‘shkrin’ IMT-në për herë të 2-të brenda 1 viti: Punonjësit abuzuan me detyrën dhe…

Jugulajm.net
1 Min Read

Kreu i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, është shprehur se për të dytën herë brenda një viti, IMT-ja në Bashkinë Himarë shkrihet.

Vendimi vjen pas problematikave të konstatuara në funksionimin e strukturës dhe, sipas kryetarit të Bashkisë Himarë, edhe për shkak të moskorrektësisë dhe abuzimit me detyrën nga ana e punonjësve.

Sipas kreut të bashkisë, punonjësit e IMT-së, të cilët ishin pjesë e strukturës së bashkisë, nuk kanë përmbushur detyrat funksionale të përcaktuara, duke sjellë edhe një herë riorganizimin e kësaj strukture.

Me shkrirjen e IMT-së së Bashkisë Himarë, kompetencat për kontrollin e territorit dhe ndërhyrjen ndaj ndërtimeve pa leje i kalojnë Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Bashkia Himarë ka kërkuar gjithashtu mbështetjen e IKMT-së për vijimin e kontrolleve dhe marrjen e masave të mëtejshme në terren, veçanërisht në rastet e ndërtimeve pa leje apo shkeljeve të konstatuara.

Ky është rasti i dytë brenda një viti që struktura vendore e IMT-së në Himarë shkrihet, ndërsa tashmë kontrollet dhe ndërhyrjet në territor do të kryhen nën përgjegjësinë e strukturave kombëtare të inspektimit.

Share This Article