LAJM I FUNDIT/ Reforma territoriale, Këshilli Bashkiak Libohovë kundërshton ‘shkrirjen’, votojnë unanimisht PS e PD

Jugulajm.net
1 Min Read

Keshilli Bashkiak i Libohoves ne mbledhjen e sotme sapo ka marre vendim, qe kundershton projektin e shkrirjes se kesaj bashkie dhe kalimin e saj ne varesi te Bashkise Gjirokaster.

Ajo qe ka rene ne sy ne kete vendim eshte fakti qe te gjithe pjestaret e Keshillit Bashkiak, te te gjithe spektrit politik kane qene unanim kunder vendimit te Qeverise Shqiptare per shkrirjen e kesaj bashkie.

Madje do ti çojne ‘Memo’ qeverise ne Tirane per rishqyrtimin e vendimit per te mos shkrire kete bashki.

Vendimi eshte votuar unianimisht nga 13 anetare te pranishem dhe eshte perkrahur haptazi nga kryebashkiaku Leonard Hide.

Share This Article