Shperthen zjarri ne lagjen “Gërhot” ne qytetin e Gjirokastres. Zjarri eshte bere agresiv nje ore me pare në vendin e quajtur “Poligoni”, mbi repartin ushtarak.
Forcat zjarrfikese te Gjiorkastres kane shkuar në vendngjarje, ku konstatuan se zjarri kishte përfshirë një ambient të rrethuar me rrjetë teli, i cili përdorej si park bletësh.
Flakët u përhapen në mbarë sipërfaqen e parkut, si dhe jashtë tij, duke rrezikuar kosheret dhe objektet ndihmëse.
Forcat Zjarrefikese me ne krye komandant, Gramoz Llapi, ndërhyren menjëherë me dy grupe zjarrfikësish, duke bërë të mundur izolimin e flakëve, mbrojtjen e koshereve dhe shuarjen e plotë të zjarrit.
Si pasojë e zjarrit u dogj një kasolle, që përdorej për ruajtjen e materialeve të bletarisë, ndërsa të gjitha kosheret e bletëve u shpëtuan pa pësuar asnjë dëmtim.
Sipas dyshimeve paraprake, shkaku i zjarrit mendohet të jetë pakujdesia gjatë përdorimit të tymit për kontrollin e bletëve.
Organet ligjzbatuese po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.




