Është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të diele, një apartament në katin e tretë të një pallati, ndërsa tymi shikohet se ka mbuluar zonën dhe banorët janë të panikosur nga situata e ndodhur.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në rrugën Transballkanike në qytetin e Vlorës..
Deri tani nuk ka informacion për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Thuhet se banorët kanë dalë nga banesat e tyre.
Po ashtu bëhet me dije se autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën për të lehtësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve.




