PS ‘fshin’ 3 bashki në Qarkun Gjirokastër, reagon deputeti Shehu: Rama “fsheh” shkatërrimin me mashtrime

Jugulajm.net
2 Min Read

Deputeti demokrat i Qarkut Gjirokaster, Tritan Shehu, ka reaguar ashper per Reformen Territoriale, ku PS ‘fshin’ 3 bashki ne Qarkun Gjirokaster. Behet fjale per bashkite Memaliaj, Kelcyre dhe Libohove.

Permes nje shkrimi ne fb deputeti Shehu e cileson si Antireforme kete rindarje te Bashkive nga socialistet.

Ja reagimi i plote i Shehut:

Antireforma terrritoriale, Rama: Socialistet “fshehin” shkaterrimin me mashtrime!
Nuk kane as guximin te pranojne ate qe po realizojne, kerkojne edhe te tallen me shqiptaret.
Ne Qarkun e Gjirokastres zhduken, fshihen, “avullojne” 3 Bashki, nga 7 behen 4.
Bashkohen Bashkite e Kelcyres me te Permetit, te Memaliajt me te Tepelenes dhe Libohoves me Gjirokastren, ne Bashkine e Permetit, te Tepelenes e Gjrokastres.
E perseris per injorantet e arithmetikes, jane 7 Bashki e behen 4, e qarte kjo.
Ndersa Rilindja ne rolin e Shvejk kerkon te binde se asgje nuk ndryshon, vetem “avullohen” 3 Bashki.
Na ngushellon duke ne thene se Kelcyra, Memaliaj e Libohova do te ngelin qytete, nuk do t’i kthejne edhe formalisht ne fshtra, ndersa realisht kete po bejne.
E quan si favor se do te ngelin ne statusin e Qendres Adminstrave, ashtu si jane te gjitha ish komunat.
Premton se te “avulluarit” do te kene perfaqesuesit e tyre ne Keshillat e bashkuara Bashkiake, kur ato zgjidhen me voten e qytetareve e nuk emrohen.
Dhe lexoj se kete “shpjegim” shkencor e ka dhene Grupi Parlamentar i PS!
Turp per ata qe e kane hartuar kete antireforme, turp per ata qe e aplikojne, por dhe turp per ata qe kerkojne te argumentojne e mbrojne te pa mbrojteshmen me sofizma.
Do te ishte me e ndershme te thonin direkt e qarte qellimet e tyre te mbrapeshme.
Sidoqofte tashme ngel vetem dicka, levizja e qytetareve, qe jo vetem jane te shperfillur, te mashtruar, por dhe te denigruar e trajtuar si idiote te certifikuar.
Kur ne te vertete jane qytetare me vlera te medha kulturore, tradite, historie, te atij Qarku, qe nuk eshte mashtruar e nenshtruar ne shekuj.
Share This Article