Greqia përfshihet nga flakët, humbin jetën 2 zjarrfikës

Jugulajm.net
1 Min Read

Dy zjarrfikës kanë mbetur të vdekur si pasojë e zjarreve në Greqinë fqinje, në ishullin Kretë këtë të mërkurë.

Sipas mediave, të dy punonjësit humbën orientimin për shkak të tymit të dendur dhe mbetën të bllokuar brenda automjetit kur një zjarr masive përfshiu një zonë pyjore.

qindra zjarrfikës me automjete dhe helikopterë po luftojnë për të vendosur nën kontroll zjarret ndërsa disa anije janë vënë në gatishmëri në zonën detare.

Njëkohësisht zjarrfikësit në Francë dhe Spanjë janë në luftë me kohën për të shuar flakët monstruoze që kanë djegur mijëra hektarë tokë, ndërsa dy vendet përgatiten për të nxehtin ekstrem.

Megjithëse situata ka qenë më e qetë në dy ditët e fundit, autoritetet i frikësohen temperaturave të larta që pritet të arrijnë mbi 40 gradë Celsius.

Qendra e koordinimit të reagimit ndaj emergjencave të BE ka paralajmëruar se vala e të nxehtit në ditët e ardhshme do të përkeqësojë situatën duke përbërë një rrezik të mëtejshëm për zjarret jo vetëm në Francë e Spanjë por edhe vende të tjera si Greqia dhe Italia.

Share This Article