Një shtetas me inicialet V.I në fshatin Kaninë të Vlorës ka kallëzuar në polici se vajza e tij 16 vjeçe është larguar nga banesa. V.I tha në komisariat se vajza e tij e mitur është larguar nga banesa që më datë 16.03.2024.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë është paraqitur shtetasi V. I., banues në fshatin Kaninë, i cili ka kallëzuar se prej datës 16.03.2024, është larguar nga banesa, vajza e tij 16-vjeçe.”, njofton policia e Vlorës.

Policia po punon për gjetjen e saj.