Drejtori i Policisë së Fierit i ka bërë thirrje autorit të krimit në Fier, që të vetëdorëzohet,  pasi zbatimi i ligjit tha ai do të jetë mjaft i ashpër.

Në një komunikim për mediat, pas vrasjes së policit Novruz Cenlia, drejtori i policisë tregoi detajet e krimit.

Sipas tij, fillimisht është raportuar për të shtëna me armë dhe një plagosje, por më pas u vërtetua se bëhej fjalë për vrasjen e efektivit.

“I bëj thirrje familjarëve që autori të vetëdorëzohet pa pasoja, pasi zbatimi i ligjit do të jetë mjaft i ashpër”, tha drejtori i policisë Fier.

Sipas tij, pista kryesore është për motive të çastit, ndërsa theksoi gjithashtu se është gjetur edhe makina e autorit të krimit, shtetasit  Asllan Mernica.