Mbështetës dhe simpatizantë të ish-Kryeministrit Sali Berisha janë mbledhur poshtë pallatit të tij në rrugën “Mustafa Matohiti” në mbështetje të kryetarit të Partisë Demokratike.

Së bashku me deputetë dhe anëtarë të PD-së, ata kanë shprehur mbështetjen për kryedemokratin.

Nga ana tjetër, Sali Berisha i ka përshëndetur nga dritarja simpatizantët e tij.

Kujtojmë se ish-Kryeministri Berisha ndodhet me masë sigurie “arrest në shtëpi” pas vendimit që mori dy ditë më parë Gjykata e Posaçme.