Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 34-vjeçar i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj tezes së tij.

Njofimi i plotë i policSë:

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. N., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj tezes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.