Në përditshmërinë tonë jemi ndeshur me studentë që për të përballuar jetesën studentore shpesh here të vështirë dhe aspak të lehtë studentët si kudo në botë punojnë shitës, kamerier, apo në call center.

Report TV sjell historinë e Kamilës , vajzës 20 vjeç e cila ka zgjedhur të jetë ndryshe duke punuar si faturino në transportin urban në kryeqytet   duke thyer kështu tabu në Shqipëri.

“Jam Kamila Xhafa nga Fieri. Studioj tek ‘Bujqësori’ në degën Inxhinieri Agronomie. Në fillim s’pata paragjykime si faturino, më mbrapa filluan njerëzit si në Shqipëri. Gjithsesi mua më pëlqen puna që bën. Rroga më shtyu që të bëj këtë punë që të kem një të ardhme sa më të mirë dhe sigurisht për të thyer një tabu.”

Ka katër muaj që punon si faturino dhe ende nuk i ka tejkaluar plotësisht komentet e paragjykimit.

E pikërisht për këtë arsye, prindërit e saj fillimisht hezituan që Kamila të punonte si faturino në transportin urban në kryeqytet, duke thyer kështu tabu në Shqipëri.