Një 20-vjeçar shqiptar humbi jetën pasi u hodh në një lumë të akullt në Austri.

Sipas medieve austriake, i riu shqiptar po ndiqej nga forcat policore kur u hodh në lumin Salzach.

Edhe pse forcat policore e nxorën nga uji i akullt, shqiptari nuk ishte në gjendje të mbijetonte.

Ai humbi jetën në Spitalin e Salzburgut. Policia dyshon se i riu mund të merrej me trafiqe. Kjo për shkak se ai u largua me shpejtësi me mjetin e tij kur policia i bëri shenjë që të ndalonte që në Gjermani.

Ai kaloi kufirin me makinën, që mendohet se ishte e vjedhur. 20-vjeçari u përplas me një makinë policie dhe më pas u arratis në këmbë.

I riu u hodh në lumë duke menduar se do të notonte, por aty humbi ndjenjat. Shqiptari u dërgua në spital me helikopter, por ishte shumë vonë për të.